Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas Kosovës pritet të zhvillojë dhe një vizitë në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Përveç takimeve me krerët e lartë të shtetit, Karen Donfried do të zhvillojë takim edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten Jorida Tabaku.
Kujtojmë se të hënën Donfried vizitoi Prishtinën, ku theksoi se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike. Ajo bëri gjithashtu thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.