Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Emergjencat Civile, Shemsi Prençi thotë se në Shqipëri ka lidhje të krimit me politikën.Prençi shton se në vend nuk ka vullnet politik për zbulueshmërinë e krimeve.
“Nga përvoja ime prej 22 viteve në polici, së pari do të mendoja se mungon vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën, deri në nivelet më t larta. Këtë e besoj në faktin se Shqipëria ka njohur 3 periudhë suksesi me krimin. Flas për Shqipërinë post komuniste. Niveli i kriminaliteti ka filluar të vijë në ulje dhe pastaj vjen periudha ’96-’97, kur situata në vend doli nga situata.
Kriminaliteti në rritje, zbulueshmëria në ulje. Pastaj kemi një periudhë 2006-2009, kur në vitin 2008 vajti zbulueshmëria deri në 90%. Nëse ka vullnet politik nuk ka nevojë që sloganet që përdorin liderin politik, në takimet e tyre të kthehen në akte normative, sepse ato nuk lozin rol në zbulueshmërinë e krimeve. Anti KÇK, vetë si akt normativ ka dalë në kundërshtim me Kushtetutën sepse duhet të dalë në një periudhë të jashtëzakonshme.”- tha Prençi.