Zv.kryeministri i parë, Avdullah Hoti sonte në Pressing ka thënë se nëse Qeveria “Kurti” nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare, LDK largohet nga qeverisja.
‘’Në një Qeveri të tillë nuk rri LDK nëse nuk është mbështetja e SHBA-së.
Një Qeveri e cila nuk ka raport ndërkombëtar nuk mund të cojë axhendën e Kosovës.
S’kemi asnjë interes të rrijmë në një Qeveri e cila nuk e con përpara axhendën e vendit.
Nëse merren masa për taksë e recpriocitet, pa dakordim ndërkombëtar, neve na izolojnë si Qeveri’’