Prej disa ditësh policia është vënë në kërkim për gjetjen e Ervis Martinajt i cili u deklaruar i zhdukur nga xhaxhai i tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka kthyer vëmendjen nga Vlora, aty ku mendohet se mbahet peng apo fshihet vetë Ervis Martinaj. BW raporton se policia ka nisur kërkimet.
Gjithashtu nën vëzhgim dhe nën përgjim janë personat që kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, ditët e fundit.
Hetimet për gjetjen e Ervis Martinajt, si i marrë peng nisën pas denoncimit të xhaxhait të 40-vjeçarit, i cili ka humbur kontaktet me nipin e tij, para disa ditësh.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, ende ka dyshime se kjo ngjarje edhe mund të jetë inskenuar vetë nga Martinaj për t’i shpëtuar policisë dhe kundërshtarëve të tij.