6 diplomatë shqiptarë janë arrestuar në shtator të vitit 1992e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime.
Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.
Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vërtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.
Theksohet se artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit.