Organizatës politike “Nisma Thurje” e themeluar nga Besian Pesha, një “Mjafti-st”, vegël e LSI-së dhe hajdut i dënuar edhe në gjykatë, i është zbuluar skandali i radhës.
Në nëntor të vitit 2019, organizata e Besian Peshës ku bashkëthemelues është dhe ish-drejtori i Financës në AKBN kur drejtonte Pesha, Pano Soko, prezantoi programin “Karta 2020” e cila përmbante 8 teza se si mund të rimëkëmbet Shqipëria, duke filluar me decentralizimin e pushtetit dhe fuqizimin e qytetarëve në qeverisjen e vendit.
Në fakt, programi “Karta 2020” është vjedhur nga Levizja SHqipON e Ledian Droboniku, e shkruar që në vitin 2013. Vetë Levizja SHqipON, e ka denoncuar këtë fakt disa herë, se si “Nisma Thurje” i vodhi programin dhe idetë pikë për pikë dhe i përçudnoi ato duke mashtruar qytetarët.
“ShqipON akzuoi që në fillim këtë tumor të ri antishqiptar, e nuk pranoi kurrë të bashkëpunonte edhe pse njerëzit na e kërkonin në mirëbesim.
Sot kjo nismë ka vjedhur dhe idetë shqipon, prej të cilave luftojmë prej 6 vitesh. Nuk jemi të habitur nga vjedhja e ideve, kur këta kanë vjedhur gjêra materiale e miliona euro. Jemi të shqetësuar nga përçudnimi i ideve, interpretimi i gabuar dhe mashtrimi i qytetarëve që presin ndryshim pa zhgënjim. Por ashtu sikundër kemi parashikuar tek projekti SOS, nuk do lejojmë asnjë vemje të kastës, të vjedhë idetë shqipON e të mashtrojë popullin shqiptar!”, shkruante asokohe “Lëvizja ShqipON” në rrjetet sociale, lidhur me këtë skandal.
Besjan Pesha i dënuar si hajdut ordiner, është mësuar me vjedhje prandaj Lëvizja ShqipON, ka reaguar që në momentet e para të këtij skandali./CNA.al