Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Byro Politike” tha se Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Lulzim Bashës t’i mbledhë njerëz për tubimin e paralajmëruar më 2 mars.
“Ai mund të bëjë thirrje, por nuk është normale. Pse do flasë? Do i tregojë popullit se ky Parlament që e ka zgjedhur…mbase po të ishte zgjedhur nga populli mund të kishte një gjysmë të drejtë. Sot e tregoi edhe me thirrjen që i bëri opozitës dhe i tha mblidhi njerëzit e tu.
Unë kam parë vetëm mediat. Dhe kam parë të gjitha lajmet. Për mua ishte qartë që i kërkoi opozitës t’i mbledhë popullin. Për mua gaboi rëndë, e di që gjysma nuk do i vejë. Premtime të tilla kemi dëgjuar, por ai nuk ka mundësi, unë do e pyes. Kush është mekanizmi për t’i bërë këto gjëra?”, u shpreh Klosi.