Mbrëmjen e 18 janarit ka ndodhur një sheerr masiv në një nga hotelet më në zë në kryeqytet.
Lidhur me këtë, në media u raportua ditën e djeshme se ka ndodhur mes djemve të deputetit Tom Doshi dhe moderatorit të Top Channel, Eno Popi, por disa dëshmitarë okular, pjesëmarrës në festën e ditëlindjes të një prej vajzave VIP, (emër i njohur për redaksinë, por pa lidhje me ngjarjen), kanë rrëfyer skenat, shkruan dosja.al.
Sipas dëshmitarëve, në festë kanë qenë të pranishëm dy djemtë e deputetit Tom Doshi, James dhe Marcos, të cilët kanë qenë në shoqërinë e Vis Bajraktarit dhe ndërkohë që në një tjetër tavolinë ka qenë djali i milionerit shqiptar, Samir Mane, Martin Mane.
Bëhet me dijse se gjatë mbrëmjes një përplasje për motive banale ka nisur mes dy grupeve, dhe nga fyerjet, situata ka degraduar në përplasje fizike. Djemtë e Tom Doshit bashkë me Vis Bajraktarin, janë përplasur me Martin Manen dhe shokët e tij.
Ky sherr solli mbylljen e festës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë njoftim për këtë rast.