Artisti Frederik Ndoci ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj Bashkisë së Shkodrës, e cila ka planifikuar të mbajë një koncert me muzikë popullore në teatrin “Migjeni”. Këngëtari tregon se si e kanë ftuar fillimisht dhe i kanë diktuar se çfarë duhet të këndojë, teksa më pas tregon dhe bëmat e kësaj bashkie.
Nga ana tjetër, Frederik Ndoci ka dhe një mesazh për qytetarët. Sipas tij, në krye të bashkisë duhet të vijë Benet Beci, pasi ai e do dhe e njeh shumë mirë Shkodrën.
“Mu si Frederik me ftuen vetëm para 3 ditësh, duke u justifikue (!!!) “se nuk e kena dijt se je këtu, por në Amerikë”! Ideatori për me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim përcaktim se çfarë e si me i këndu, pikërisht mu që edhe para 90-tes nuk e ka provu askush me e ba nji gja të tillë. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shumë ma vlerë edhe pse me vonesë, se sa niveli i sugjerimit. Mësova që pas shumë shumë provash që kishin ba krejt grupi i artisteve të mërituem e të pa merituem që do të ishte e bollshme koha për të ken edhe un në at spektakël”, shkruan ai.
Postimi i Frederik Ndocit
Koncert që e merr përsipër Bashkia Shkodër, si ide e Bujar Qamilit… me tematikë në formë e përmbajtje të kandshme.
Mu si Frederik me ftuen vetëm para 3 ditësh, duke u justifikue (!!!) “se nuk e kena dijt se je këtu, por në Amerikë”!
Ideatori për me ruejt formatin pat edhe guximin e me m’sugjeru me detyrim përcaktim se çfarë e si me i këndu, pikërisht mu që edhe para 90-tes nuk e ka provu askush me e ba nji gja të tillë. Nuk ia vuna re pasi telefonata kishte shumë ma vlerë edhe pse me vonesë, se sa niveli i sugjerimit.
Mësova që pas shumë shumë provash që kishin ba krejt grupi i artisteve të mërituem e të pa merituem që do të ishte e bollshme koha për të ken edhe un në at spektakël.
Sigurisht e pranova për etike, edhe pse s’më than se nuk mundena me ta vu emnin se gjoja kena kujtu se je në USA.
Mbramë në mesnatë kur e pash emnin tem shumë të tejdukshem mu duk pak utopi pjesëmarrja e jeme.
Ka shumë dashamirësi nga artistat mendoj dhe se janë te interresuem kur je e kur nuk asht Rriiku në Shqipëri, pasi konkurenca në lokalet ku bahet muzikë edhe në Shkodër, nuk asht aq e shpërndare dhe e kamuflueme, ku prania e jeme nuk ka mungu qysh ne Marsin e 2022 it, se paku dy her në javë në Shkodër. Portale, media, gazeta e lajme u kan merzitë spektatorin se vazhdon a live koncertet Rrik Ndoci ne Shkoder e gjithkund.
Nuk ka mbet media ne Shqipni portal e gjith ata intervista neper tana mediat shqiptare vendimi i jem per me ken si familje amerikane vetem në Shqipni, vetem keta perfshi edhe Bashkine e punonjesit e saj, nuk e kishin marr vesh “ende”. Bashkia qe ne Gusht, Shtator ka organizu koncerte recitale me mu, nuk u ra ndermend qe Rriku nuk asht ne Shqiperi.
E verteta asht se skenes se Teatrit Migjeni prej vitesh nuk ka ken prezente per shum aresye por e vecanta asht politike.
Ne verë vjet, çuditërisht u ftova ne koncert recital para Bashkisë.(!!!)
Mendoj se vazhdon lufta e klasave.
Voltana Vademi e ata qe e dine se “o me ne o me ata” e kanë ne dorë një pushkatim sa do te vogel ne se shfaq mendimin demokrak te te drejtes se mendimit dhe votes, kjo menyr meskine qe me kenaq vedvedin, monizmi i dyte shkodran e me paralajmeru edhe ndonji artist te vogel qe guxon mos me ken militant.
Pra me ofruen por oferta ishte si ajo:-“i kishte çue nana me la gojen”
Vazhdojn me dal do sorra sa her gjuhet lisi me gur.
Kjo inisiative mbetet e bukur, por ne kornizat e mendimit artistik koherent asht pak e vaket pasi evoulimi i muzikes se sotme nuk mund ti sjell asnji gervishtje kanga e kompozueme dhe e levrueme si para 100 vjetesh me nji ndryshim 11%.
Automatikisht ve ne disekuiliber mundesine per mos me u krenue prap me vlerat e para 100 vjeteve ne forme e ne permbajtje.
Me kritikoni pa asnji hezitim ne se ju dukem antikonformist.
Un e due Shkodren.
I uroj fitore Benet Beci. Pas bisedes me te kishte shum ide pozitive, per levrimin e artit bashkohor ne Shkoder. Prandaj e dua Benetin, sepse e njeh dhe e do Shkodren.