Viti 2020 ka qenë padyshim viti Ii Marash Kumbullës dhe Berat Gjimshitit.
Të dy mbrojtësit e përfaqësueses shqiptare kanë parë vlerat e tyrë në treg të rriten në mënyrë të ndjeshme, për faktin se po luajnë me rregullsi me klubet përkatëse dhe kanë treguar sa vlejnë edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndaj nuk është rastësi që në “Transfermarkt” dy mbrojtësit janë ata që spikatin në listen e lojtarëve me vlerën më të lartë në treg mes lojtarëve shqiptarë, duke vendosur rekorde personale.
Në vendin e parë është Marash Kumbulla, i cili tashmë vlerësohet 27 milionë euro nga portali i njohur për vlerat e futbollistëe në treg, me një potencial të dukshëm për t’u rritur edhe më shumë. Në vendin e dytë gjendet Thomas Strakosha, i cili tashmë ka zbritur në kuotën e 20 milionë eurove, ndoshta edhe për faktin që nuk po luan rregullisht te Lacio.
Në vendin e tretë gjendet pikërisht Gjmshiti, i cili ka kaluar brenda dy vitesh nga 1,5 milionë euro në 18 milionë euro që vlerësohet aktualisht. Nga podiumi ka dalë Elseid Hysaj, i cili ka pësuar zhvlerësime të njëpasnjëshme, për të mbërritur në 14 milionë euro.
Të tjerët janë shumë më të shkëputur, aq sa në vendin e pestë është Etrit Berisha me vetëm 2,5 milionë euro. Ai ndiqet me radhë nga Emanuele Ndoj, Keidi Bare, Myrto Uzuni, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Qazim Laçi, Amir Abrashi, Odise Roshi, Taulant Xhaka, Albi Doka dhe Armando Broja të cilët plotësojnë listën e 16 futbollistëve shqiptarë të cilët vlerësohen më shumë se 1 milionë euro nga portali i njohur.