Kameramani që filmoi masakrën e Krushës tregon të vërtetën mbi kastën ku janë hedhur filmimet. Në 4 prill të 1999 BBC publikoi një video sensibilizuese për masakrën e serbëve ne Krushë të Madhe të Kosovës. Por e vërteta është se kaseta e xhirimeve përmban 45 minuta filmim dhe jo 2 minuta sa transmetoi BBC.
Kjo ka nxitur UNMIK që të shkojë në Krushë në 2019 dhe të mësojë të vërtetën nga kameramani Melaim Bellanica. Në bisedim e sipër me përfaqësuesit e UNMIK ai deklaroi se kaseta ishte plot 45 minuta, por që ai nuk e disponon më, pasi Lulzim Basha ia kërkoi me premtimin se do ja kthente sërish.
“Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”, deklaroi ai. Sakaq, duke qenë se çështja u sërish nga Haga, Bellancia ka treguar disa të vërteta të tjera gjatë një interviste për Top Channel.
Edhe njëherë ai tregoi se përveç atyre fraksion minutash të paraqitura nga BBC nuk ekziston asnjë provë tjetër, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës, origjinali ndodhet në duart e Bashës. Ai e konfirmon sërish që Basha ka shkuar personalisht në Krushë dhe i ka kërkuar kasetën, pasi kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë.
“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vetë, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, deklaroi Bellanica.
Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha. Sipas tij Basha bënte përkthyesin e përfaqësuesve të Hagës, të cilët i premtuan në këmbim të kasetës arratisjen nga Shqipëria dhe sigurimin e një vendi jashtë, pasi Bellanica ishte i rrezikuar. “A je Melaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar.
Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”, tregoi Bellanica.