Saranda hap sezonin turistik, mbërrin fluksi i parë i turistëve

10 views

0   0

Saranda dje çeli sezonin turistik, ku edhe mbërriti kroçera e parë me 2500 turistë.



Në ceremoninë e organizuar në sheshin e Limanit, Sarandë, përveç qytetarëve sarandiotë ishin të pranishëm edhe 2500 turistë të huaj që erdhën në qytetin bregdetar me kroçerën e parë për këtë sezon.



Qyteti i Sarandës, që e ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht “Agioi Saranta”, 40 shenjtorët, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Saranda është klasifikuar në krye të 21 destinacioneve për t’u vizituar për vitin 2018 nga National Geographic.


Published 3 weeks ago

Category Video  /  General

View More
Loading...


Comments

0 Comments