Prapaskena ka deportuar në ‘strofullat’ ku janë mbledhur dhe strehuar kokat shqiptare të krimit dhe kokainës në Dubai, tashmë simbol jo vetëm i luksit dhe sheikëve, por edhe si oaz i krimit ku nuk vepron dot drejtësia.
Pazare droge, misse dhe modele, makina luksoze, jahte luksoze, helikopterë, çanta me para të pista, veshje markash më prestigjoze, draka dhe dreka, pishina, porosi për eliminime jashtë vendit dhe lëvizje ngarkesash. Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së jetës së kokave të krimit shqiptar në Dubai
Blue Water Dubai, Address Sky View dhe Dubai Marine janë zonat ku qëndrojë kryesisht grosistët famëkeqë të kokainës dhe bosët e krimit të organizuar që kërkohen nga drejtësia shqiptare.
Lokalet që frekuntohen nga bosat shqiptarë të krimit dhe kokainës në Dubai janë Amelia Restaurant & Lounge, CÉ LA VI Dubai
Restaurant, Lucia’s Dubai Restaurant dhe At.mosphere Burj Khalifa Dubai.
Nga një vëzhgim brenda restoranteve dhe hoteleve që fekuentohet nga ikonat shqiptare të trafiqeve, në disa raste janë parë që dy armiq të përbetuar në Shqipëri, kanë darkuar në të njëjtin restorant.
Gjithashtu, në pishina të frekuentuar nga pasanikë, baronë kokaine, modele, moderatore dhe misse, janë larë persona që janë hasëm me njëri-tjetrin, ku në Shqipëri kanë tentuar të eleminionin njëri-tjetrit para se të arratiseshin në Dubai për t’i shpëtuar drejtësisë dhe hakmarrjes së kundërshtarëve.
Në këto oaze janë parë misse dhe ish shqiptare, modele, moderatore etj., në shoqërinë e bosëve të krimit. Disa prej tyre udhëtojnë çdo javë drejt Dubait
Paraskena disponon emrat dhe foto eksluzive të kokave të drogës nga Tepelena, Elbasani, Vlora, Veriu dhe Tirana në Dubai. Në vijim do të publikohen për herë të parë fotot, emrat dhe lagjet ku jeton secili.
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2022/10/VID-20221004-WA0026.mp4?_=1
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2022/10/VID-20221004-WA0027.mp4?_=2
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2022/10/VID-20221004-WA0025.mp4?_=3