Gazeta TemA ka publikuar ditën e sotme disa pamje se si presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, përdhos simbolet e kombëtares shqiptare në udhtimet që ai kryen jashtë shtetit.
Në pamjet e publikuar shihet se si Duka shijon muzikën tallava nën kërcimin e disa balerinave, nën avujt e alkolit.
Përveç denigrimit të imazhit të Shqipërisë, Duka i përdor këto udhëtime duke marrë pas vetës familjarë të tij dhe miq të tij.
Në tryezën e festës së Dukës nuk mungojnë është edhe politikanë, ku shihet deputetët e PD-së Enkeleid Alibeaj dhe vëllai i tij Agron Duka. Madje ky i fundit shihet teksa i dërgon para Armandos për t’ia hedhur balerinave.
Gjithashtu, pjesë e festës nuk mungon dhe Koço Kokëdhima, që këtij të fundit Duka i ka dhënë dhe emrin e Superiores.
Kaq mjafton për të kuptuar se për çfarë e duan këta persona kombëtaren dhe se si e kanë kapur dhe nuk e lëshojnë prej 20 vitesh. (TemA)