Shqipëria e Femrave ia doli të merrte një fitore jetike ndaj Armenisë, në sfidën që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2023. Vajzat kuqezi triumfuan 5-0 në shtëpi.
Pjesa e parë foli tërësisht për ne. Doçi shënoi që në minutën e 12-të, ndërsa Hamidi dyfishoi pas 4 minutash. Doçi do tregonte sërish klasin e saj, duke e mbyllur fraksionin me një gol tjetër.
Pas 60 minutash, “rrjeta” e katërt vjen nga Hamidi. Në limite ka kohë edhe për Lufo, e cila “përshendet” rrjetën. Shqipëria është në vendin e katërt me 4 pikë, ndërsa Armenia është e fundit me zero pikë. Në këtë grup ka Kombëtare të forta si Norvegjia, Belgjika dhe Polonia.
— News video (@Newsvideo13) October 21, 2021