Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.
Rama ka publikuar pamjet fantastike të kësaj kryevepre që më në fund pritet të bëjë realitet ëndrrën e gjithë dibranëve, për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.
Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.
“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.