Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive.
Ka njerëz që u shmangen kamerave, apo që para objektivit mundohen të sillen mirë sa për sy e faqe, por ky nuk ishte rasti sot me një zonjë në Tiranë.
Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “live” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.
Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë.
Ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarjeje pa incidente.