Tërmeti me epiqendër qytetin boshnjak të Mostarit ka lëkundur tërë Ballkanin Perëndimorë
Ai është ndier në Kosovë, Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri teksa magnituda e tij konsiderohet të jetë 5.8 shkollë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte në qytezën Stolac në Bosnje Hercegovinë, qytezë me largësi 42 km nga Mostari.
Ai është ndier edhe në Dubrovnik të Kroacisë derisa qytetarët e qytetit të Mostarit thanë se për një minutë menduan që ndërtesat do të shembeshin dhe do të binin mbi ta.
Tërmeti ka regjistruar edhe viktimën e parë
Sipas portaleve klix.ba dhe avaz.ba, bëhet fjalë për një vajzë nga Stolaci në shtëpinë e së cilës ra një gur.
Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj.
Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.
Se si ishte gjendja pas tërmetit është publikuar një video ku shihen qytetarët e Mostarit duke dalë në rrugë.