Edhe në vendin tonë ka nisur apeli i të shtruarve për të shëndetshmit që të vaksinohen. Ka qenë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë një video me pacientë që gjenden të shtruar në spitalin Infektiv, të cilët thonë se refuzimi për të bërë vaksinën anticovid ka qenë gabimi më i madh i jetës së tyre.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, stafi i Ministrisë është kujdesur për pamjen, për mikrofonin, ndoshta dhe për fjalët e përzgjedhura që të thuhen nga dy pacientët që sipas Manastirliut ndodhen të shtruar në Infektiv.
Muaji Gusht është muaji i vaksinimit të hapur për të gjtihë qytetarët mbi 18-vjeç, të cilët mund tiu drejtohen stendave të vaksinimit për të marrë dozën e parë të saj. Në vendin tonë po vaksinohet kryesisht me Coronavac dhe Astra Zeneca.