Kombëtarja e Brazilit tashmë po përgatitet për Botërorin e Katarit. Trajneri i brazilanëve kishte disa ushtrime të pazakonta, në të cilat Neymar shkëlqeu me aftësi të jashtëzakonshme.
Brazilianët janë të listuar në mesin e kandidatëve për të fituar Botërorin, së bashku me Argjentinën dhe Francën. Skuadra nga Amerika e Jugut tashmë ka nisur kampin stërvitor para Kupës së Botës.
Trajneri i Brazilit ka urdhëruar një stërvitje të pazakontë, duke kontrolluar aftësitë teknike të lojtarëve. Një dron fluturoi mbi fushë, duke hedhur një top. Detyra e lojtarëve ishte që të ulnin topin që vinte nga lartësia e madhe. Neymari shkëlqeu mbi të gjithë, teksa ylli i PSG ishte i vetmi që zotëroi qetësisht topin që vinte nga 35 metra. Pas tij vinte Richarlison që ka përballuar me sukses lartësinë prej 30 metrash.