U mbyll sot java e 20-të e Kategorisë Superiore, e cila dhuroi rezultate surprizë.
Një tjetër hap fals i kryesuesve të Vllaznisë.
Skuadra e trajnerit Brdariç, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Skënderbeut të vendit të fundit.
Fitore e madhe e Partizanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, mposhti Kukësin, me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Fitore të rëndësishme arriti dhe Laçi dhe Teuta që mbeten në garë për titullin kampion.
Distanca mes ekipeve është tepër e ngushtë, duke ndezur garën për titull dhe Europë.
Më poshtë rezultatet dhe renditja e Kategorisë Superiore.
Kukësi -Partizani 1-2
Skënderbeu-Vllaznia 1-1
Tiran-Teuta 0-1
Laçi-Kastrioti 1-0
Apolonia -Bylisi 0-1