Pas ditës së lindjes sue aktorit të hmorit Vasillaq Vangjeli, e ditës së lindjes së ikonës së estradës së Durrsit Ramazan Njala, sot është radha të kujtojmë 82 vjetorin e lindjes së aktorit të humorit Veli Rada…Nderim dhe respekt për figurën e tij!
Veli Rada (1943-2014). Aktor. Lindi në Tiranë, më 23 shkurt. U aktivizua fillimisht në Levizjen Amatore Teatrore të qytetit. Aftësitë e shprehura aktoriale në fushën e komedisë dhe të humorit e çuan vetiu drejt studimeve të larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.
Pas mbarimit të tyre, më 1983, filloi punë si aktor në Estradën e Tiranës.
Ka luajtur shumë role në gjedhët e larmishme të estradës, si: komedi, skeçe, monologë, kuplete, dialogë etj. Në aktrimin e tij spikat prirja për të ravijëzuar karaktere personazhesh me natyrë disi nervoze, njerëz prepotentë, drejtues e administratorë burokratë, politikanë ekstremistë etj.
Përdor gjeste të prera e me të folur “të ashpër”, duke shfrytëzuar me sens komik, po aq, edhe zhargonët e të folurit, sidomos zhargonin e rëndë të labërishtes, atë të minoritetit grek etj.
Pas roleve të vogla në gjinitë e estradës, ka luajtur edhe në komeditë “Tre dhëndurët”, “Lezeti i kolltukut dhe krevatit”.
Në komedinë “Revolja e humbur” (1995) luajti rolin e hetuesit, me të cilin krijoi figurën e dhunshme e dinake të nënpunësit të sigurimit të shtetit në periudhën e diktaturës. Ka luajtur edhe në disa filma si, “Shembja e idhujve”, “I treti”, “Stolat në park etj.