Ish kryeministri Sali Berisha është ngacmuar nga analisti Lorenc Vangjeli nëse fle i qetë pas 30 vitesh politikë .
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Unë nuk marr asnjë në mënyrë të prerë as mjete gjumi ose qetësues.
Lorenc Vangjeli: E tmerrshme, pas 30 vitesh në politikë, ju arrini të flini i qetë.
Sali Berisha: Pse nuk marr? Përdor meditim pozitiv si kurën më të mirë dhe i’ua këshilloj të gjithëve. Ndodhe që s’më ndodh gjumi, për një arsye, kam temperaturë për një gjë tjetër. Lexoj, mund të shkoj ora 3 ose 4. Përveç se lexon çfarë do, të nesërme nuk ngrihesh hundë e buzë, ngrihesh i kënaqur.
Lorenc Vangjeli: Pas 30 vitesh në politik, ju zë gjumi rehat. Nuk ju kujtohen skeletet në dollap.
Sali Berisha: Absolutisht, më del gjumi më qetë se kudo tjetër, ta dish ti.