Valteri Botas i rrëmben pole-position e Çmimit të Madh të Austrisë Ljuis Hamiltonit, duke bërë që linja e parë e nisjes të jetë e përbërë nga dyshja e Mercedesit.
E para e Botërorit të F1 i dhuron Valteri Botas një pole position të cilin as vetë finlandezi nuk e besonte, pasi gjatë provave të lira kishte qenë gjithnjë në ndjekje të Hamiltonit.
Botas regjistroi kohën 1.02.939, vetëm 12 të mijëtat më i ngadaltë Hamiltoni, që i dhuroi shokur 4 metra epërsi në nisje. Ferrari? Keq. Vendi i shtatë për Sharl Leklerk dhe vetëm i njëmbëdhjeti për Sebastian Vetelin.