Avokati Spartak Ngjela ka folur në studion e emisionit ’45 minuta’ ka folur për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Lidhur me ultimatumin e Metës se nëse maxhoranca nuk reflekton për dekretin e tij për ligjin e betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve deri më 15 mars do të futet në Parlament, Ngjela është shprehur si do hyjë në Parlament dhe pse do hyjë.
“Po të dojë kryetari i Kuvendit ja jep fjalën, po të dojë nuk ja jep, vetëm në llozhë mund të shkojë. Do të ulërasi nga llozha, po ulëriti nga llozha e arrestojnë në vend. Është prishje sistemi.Them që nuk ka për t’ia dhënë fjalën kryetari i Kuvendit”, ka shtuar Ngjela.