Kryeminsitri i vendit, Edi Rama, ka dalë ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
Edi Rama: Këtu nuk është se po them diçka diplomatike, por po them diçka shumë të vërtetë edhe falë politikës së re të ndjekur nga Verhelyi, që është personi që Bashkimi Evropian ka dërguar për tu kujdesur për këtë rajon.
Ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni, plani i investimeve është diçka e pambyllur dhe e pa ndodhur më parë, bëhet fjalë për shumë investime më të mëdha, shumë më të mëdha se sa ato që vetë vendet e Ballkanit mund të bëjnë vetë. Para se të vinte këtu, ai ishte në territor për të parë disa investime të bëra nga Bashkimi Evropian.
BE ka vendosur një fond, një program ku qeveria shqiptare ka ndërtuar një pjesë, BE një tjetër, cilësia e punës dhe kushtet e krijuara flasin vetë, nuk kanë nevojë për koment, BE së bashku me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm që është gazsjellësi Adriatiko-Jonian. Qofte Verhelyi, komisioni si i tërë, ne nga ana jonë apo unë vetë kemi intensifikuar marrëdhënien me Azerbajxhanin për të pasur një proces të plotë.
Fondet janë të BE, pavarësisht se mund të ketë aktorë të tjerë që duan të përfshihen në këtë projekt të madh. E fundit fare, sot ne kemi një sinergji të plotë, edhe Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër kanë bërë punën e tyre. Unë mendoj, kjo nuk është e re, por po e përsëris, ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar se do të kemi një Ukrainë të dy në Ballkan, por për të menduar që të kemi vendosjen e paqes në vend. Nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Kulmin e konfliktit e shohim sot, por ka pasur një proces, duhet të na mësojnë shumë fare, paqja nuk bëhet me mikun, me armikun bëhet dhe në këtë rast paqja bëhet me armikun e deridjeshëm, nuk është miku i sotëm i Kosovës, por që është aty. As Kosova dhe as Serbia nuk do lëvizin nga vendi, kështu që të bëjnë paqe mes tyre. Në qasjet e Brukselit dhe të BE-së nuk kam gjetur një që të thotë se Kosova nuk duhet të ulet me Serbinë, dhe këta vende nuk janë proserbë. Për të cituar një mik të shqiptarëve, që është edhe proserbëve, Orban, është që duhet një durim strategjik.