Rej Manaj u rikthye te goli me kombëtaren teksa realizoi në fitoren 3-2 të kuqezinjve ndaj Bjellorusisë.
Talenti lushnjar shfrytëzoi më së miri një top të mbetur në zonë dhe nga një kënd vërtetë i vështirë ia doli të realizonte golin e tretë për kombëtaren.
Ndërkohë, ky realizim i vështirë, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga faqja e zyrtare e UEFA EURO 2020.
“Kënd i ngushtë? Nuk ka problem”, ishin fjalët që shoqëronin videon me golin e Manaj.
Tani shpresohet që kjo rrjetë të zgjojë Manajn edhe te Barcelona B, e sulmuesi në këtë formë të ketë më shumë mundësi në karrierën e tij, pasi potenciali nuk i mungon dhe këtë e tregoi me Shqipërinë.