Prodhuesi evropian i avionëve Airbus dhe linja ajrore franceze Air France, të cilat u gjykuan për “vrasje nga pakujdesia” për rrëzimin e një avioni në një fluturim nga Rio de Zhaneiro në Paris, ku humbën jetën 228 persona, u shpallën të pafajshëm në një gjykatë në Paris të hënën.
Pothuajse 14 vjet pas aksidentit, gjykata e kundërvajtjeve në Paris i shpalli të pafajshme dy kompanitë, duke gjykuar se ishin bërë gabime, por nuk u vërtetua asnjë lidhje shkak-pasojë me aksidentin.
Grupet e solidaritetit dhe mbështetjes për familjet e viktimave shprehën pakënaqësi të madhe për vendimin.
Fluturimi AF447 u rrëzua dhe u mbyt në Oqeanin Atlantik më 1 qershor, duke vrarë 216 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan ishin shtetas të 33 vendeve, duke përfshirë 72 francezë dhe 58 brazilianë.
Ishte aksidenti më i rëndë në historinë e kompanisë franceze.