Mbajtja e titujve mbretërore duket se nuk i përshtatej Meghan Markle, shkruan Daily Mail, dhe kjo duket qartë edhe në fotot që ka postuar së fundmi.
Meghan kujton kohën kur kishte dalë për jetë nate me shoqet e saj në një lokal në Toronto. Njëra prej tyre është Jessica Mulroney, e martuar me djalin e një ish-Kryeministri kanadez. Kurse tjetra, Sophie Trudeau, bashkëshortja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.
Këto foto janë realizuar në vitin 2016, kohë kur Meghan krijoi shoqëri të afërt me gruan e Kryeministrit kanadez. Ky i fundit, i ka kërkuar vendit të tij që të mirëpresë Princin Harry dhe Meghan Markle së bashku me djalin e tyre Archie, pas largimit nga Pallati Mbretëror.
Kjo nënkupton që qeveria kanadeze duhet të ofrojë siguri 24 orë në ditë për çiftin mbretëror, por nga ana tjetër, kjo përkthehet në rritje të kostos dhe buxhetit.
Për këtë arsye, jo të gjithë në Kanada janë dakord për qëndrimin e çiftit në Kanada. Javën e kaluar, gazeta më e shitur në vend “The Globe and Mail” tha se Harry dhe Meghan nuk duhet të jetojnë në Kanada dhe shumë prej zyrtarëve, mësohet se janë dakord me këtë vendim.