Presidenti i Kosovës ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit nga ku është drejtuar menjëherë për në Kosovë. Ashtu siç u paralajmërua edhe nga djali i tij, Thaçi është pritur nga simpatizantë të shumtë në pikën kufitare të Morinës. Siç shihet dhe pamjet presidenti është pritur me flamur kuq e zi si dhe me flamurët e UÇK-së.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë, intervistimi i tij ka zgjatur katër ditë. Presidenti Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës.