Ish-futbollisti i Shqipërisë, Klodian Duro pas problemeve me drejtësinë pritet që t’i rikthehet sërish futbollit.
Mediat shkruajnë se Duro do të zhvendoset në Kosovë, ku pritet vetëm zyrtarizmi i tij në krye të stolit të Feronikelit të Drenasit.
Në mars të këtij viti Duro theu urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në banesën e ish-bashkëshortes, sipas avokatit për të takuar vajzën e tij.
Gjykata e dënoi në korrik me 6 muaj burg, 4 me gjykim të shkurtuar për eprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.
Tashmë Duro do lërë pas këtë njollë dhe do rikthehet në futboll, aty ku vërtet ka bërë mirë ndër vite si lojtar dhe trajner.