Nga Av. Romeo Kara
Nga të gjithe emrat e zengjineve me vila, pershtypje me shume me beri nje emer, ai i avokates se popullit, Erinda Ballanca.
Turp për ata qe e propozuan dhe akoma me turp për ata qe e votuan.
Nga pazari i llumit, i caktuan popullit për avokate nje zengjine, qe i ka pronat sa në toke e sa në det, dhe nuk ka asgje të perbashket në jeten e saj me popullin e pervuajtur.
Me e rende eshte akoma mpirja e njerezve perballe kesaj situate anormale, ku tragjedia po luhet hapur dhe reagimi nuk po duket as me dylbi, a thua se kete jete e kemi teper për t’ja falur pazarxhinjve të peshtirosur Rama, Berisha, Meta e kompani.
Prej majit 2017, kjo avokate ka kakarisur vetem kur e kane urdheruar Berisha me Meten, ndersa per popullin deri me tani nuk ka nxjerre asnje germe nga goja.
Keto jane dhe keto do të jene produktet e pazarit persa kohe qe ne nuk marrim në duar fatet tona.
Të drejtat nuk fitohen duke pritur ndergjegjesimin e politikes se kriminalizuar, por duke ndergjegejsuar ata qe vuajne pasojat e kesaj politike.
Dilni nga vatha e demagogjise se shpifur, ku për sukseset flitet vetem në kohen e ardhme dhe shihni realitetin dhe të kaluaren, qe flasin me fakte te pakundershtueshme kunder ketij establishmenti kriminal politik.
Eshte me shume se revoltuese kur sheh nje tallje të tille, ku nje populli edhe avokaten ia caktojne kriminelet.
Nuk habitem pse kjo mender avokate, kurre nuk u prononcua per cmimet, oligopolet e monopolet, per lirine e fjales, vendet e punes të pushtuara nga politika dhe kodin zgjedhor qe ka ligjeruar pazarin.
KCK le të kullose neper vilat e politikes dhe të biznesmeneve afer saj.
Mjaft prej emrave qe lexova ketu, jane dhjamur me parate publike, tenderat e koncesionet, monopolet dhe oligopolet.