Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë.
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me COVID-19, e ndërsa gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u rënduar.
Pas marrjes së detyrës si Presidente, Vjosa Osmani hidhet në aksion: Do ta shfuqizoj dekretin për emërimin konsull të djalit të deputetit
“Panorama Sport” mëson nga burime pranë trajnerit, se ai është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë.
Të njëjtat burime shtojnë se virusi i ka prekur mushkëritë trajnerit, dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.
Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat, për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë momente të vështirë që po kalon.