Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për ligjin anti-KÇK, reformën në drejtësi dhe faktin sesi këto iniciativa priten nga ndërkombëtarët.
Lubonja tha se nuk është hera e parë që ndërkombëtarët mbështesin një regjim, kurse shtoi se në tërësi ambasadorët gjithnjë mbështesin qeverinë.
“Nuk e di nëse ndërkombëtarët janë viktimë të faktit që gënjehen nga Edi Rama. Ndërkombëtarët ose nuk e njohin mirë, o janë miopë ose është mbështetje për një regjim. Arsyet janë edhe se ambasadorët gjithmonë mbështesin qeverinë. A keni parë ambasador që të vijë e të thotë që këtu është një vend që ka shumë probleme. Ata këtë punë kanë, ata kanë interesa të ndërsjella, mbështesin qeverinë. Nuk është hera e parë që mbështeten regjime për interesa gjeo-politike”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja theksoi se në Shqipëri krimi ka kapur shtetin dhe se reportazhet e mediave italiane dëshmojnë realitetin e hidhur.
“Këtu krimi ka kapur gjithandej shtetin. RAI3 thoshte se kanë blerë tokat, kanë blerë Shqipërinë dhe dënim nuk ka dhe mos më thuaj mua reforma në drejtësi është histori suksesi”, deklaroi Lubonja.
Mirëpo Lubonja nuk thotë se kanë blerë toka nën tutorin e tij Sali Berisha, kursa sot ato që kanë shitur dhe uzurpuar toka janë pas hekurave ose në kërkim ndërkombëtar. Siç duket Tosi i shikon më mirë gjërat, sepse ka dhe syze, por që i shërbejnë jo për të parë por për të sharë dhe shprehur mllefin ndaj Edi Ramës dhe “maskarenjëve” ndërkombëtarë …ambasadorëve