Shefja e studios Universal, Dame Donna Langley, ka zbuluar se Tom Cruise pritet të bëjë një shëtitje hapësinore për filmin e tij të ardhshëm, duke u futur kështu në histori si aktori i parë që do të xhirojë në hapësirë.
Planet që aktori të luajë në një film të tillë u shfaqën për herë të parë në vitin 2020 me SpaceX të Elon Musk dhe NASA, të dy të përfshirë në projekt.
Duke folur për yllin e Top Gun, Langley i tha BBC:
“Ne kemi një projekt të shkëlqyeshëm në zhvillim me Tomin që e mendon atë të marrë një raketë në Stacionin Hapësinor. Dhe shpresojmë se ai do të bëhet civili i parë që do të bëjë një shëtitje hapësinore jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Ai do të luajë një djalë të pafat që e gjen veten në pozitën e të qenit i vetmi person që mund të shpëtojë Tokën.”, tha ajo.
Ajo madje zbuloi se pjesa më e madhe e filmit do të xhirohet në Tokë. Megjithatë, aksioni arrin kulmin kur personazhi i Cruise do të duhet të ngjitet në hapësirë.
Regjisori i Doug Liman, i cili do të drejtojë filmin, zbuloi vitin e kaluar se ai ka “më shumë besim” për të bërë një film në hapësirë pas xhirimit të Locked Down në një Londër të shkretë në mes të pandemisë.
Nëse projekti miratohet përfundimisht, Tom Cruise do të jetë ylli i parë i filmit që xhiron një film në hapësirë.