Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, në jugperëndim të Lezhës. Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:45 të ditës së djeshme.
Tërmeti ishte me magnitudës 3 të shkallës Rihter dhe është ndjerë 49 km në veri-perëndim të Tiranës dhe 25 km në jug-perëndim të Lezhës. Ndërkohë, që thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 2 km.
Nuk ka të lënduar apo dëme.