Në Bosnje e Hercegovinë në orët e para të mëngjesit të së dielës u regjistrua një tjetër tërmet i fuqishëm me mangitudë 5.1 i shkallës Rihter.
Sipas vlerësimit paraprak të Institutit i Gjeoshkencës epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në lindje nga Stoci, në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa mediat boshnjake theksojnë se ai është ndjerë edhe në Malin e Zi.
Prej tre ditësh Bosnje-Hercegovina po përfshihet nga lëkundjet sizmike. Ato janë pasgoditjet e tërmetit të fuqishëm të dy ditëve më parë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter, i cili u ndje në të gjithë Ballkanin, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe në Kroaci.
Si rezultat një 27-vjeçare humbi jetën dhe u plagosën 4 persona, ndërsa dëme materiale veç Stocit, ka pasur në Lubinjë dhe Mostar.