Për të gjithë e dashuruarit pas filmit “Titanic” dhe pyetjeve të shumta që mund të kënë në kokë, regjisori i filmit vendos t’u japë përgjigje.
James Cameron shpjegon pse Jack v des në Titanik
Disa vjet më parë ishte vetë Kate Winslet e cila kishte thënë se si Jack mund të kishte shpëtuar veten, duke konfirmuar tezën tani famëkeqe të “Ka pasur vend për dy” te adhuruesve më të zjarrtë. Regjisori i Titanikut shpjegoi se fati i DiCaprios ishte i shënuar.
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: “Në faqen 147 të skenarit thuhet se Jack v des. Natyrisht ishte një zgjedhje artistike, dera ishte mjaft e madhe për ta mbajtur. Mendoj se është ide e çmendur që ne flasim për këtë përsëri pas 20 vjetësh. Por kjo tregon se filmi ka arritur të bëjë Jack-un një personazh kaq të dashur, që të lëndon tek e sheh që v des. Nëse ai do të kishte jetuar, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë. Filmi ka të bëjë me v dekjen dhe ndarjen; ai duhej të vdiste në atë mënyrë ose të goditej nga një objekt i anijes, ai duhej të vdiste. Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për arsye të fizikës.
Ndër temat e trajtuara nga Cameron në intervistë, ishte dhe grindja me Harvey Weinstein Producenti në qendër të një skandali gjigand të ngacmimit, abuzimit dhe dhunës, në fakt kishte një debat me regjisorin në natën e 31 marsit 1998, kur “Titaniku” fitoi 11 Oscar. Cameron u afrua për ta goditur atë me statujën e sapo fituar.
“Kjo ndodhi në katin përdhes të teatrit. Muzika po luante, për të na ftuar të ktheheshim dhe të uleshim në vendet tona. Njerëzit rreth nesh thoshin: “Jo këtu, jo këtu!” Pse debatuam? Është një histori e gjatë që ka të bëjë me Guillermo del Toro dhe asaj që është trajtuar keq nga Miramax (shtëpia e themeluar nga Weinstein dhe vëllai i tij Bob). Harvey erdhi tek unë për të më përgëzuar, duke thënë se sa i respektuar isha nga artistët. Aty shpërtheu grindja.”
j.l./ dita