Pritet të publikohet gjatë paradites së sotme Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit- Gjetjet kyçe dhe ecuria në vijim.
Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi sot në orën 09:30 do të zhvillojë një konferencë, ku do të bëjë publik raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit.
Mësohet se të pranishëm do të jenë dhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams.
Mësohet se vlera e dëmeve, që do të raportohet, është rreth 1 miliard euro, po aq sa shifra që deklaroi dhe kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një bisedë me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë.