Një lëkundje tërmeti u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Sipas IGJEUM, tërmeti i orës 22.05 ishte me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me epiqendër në Safetaj (Durrës) dhe thellësi 36 km.
Ndërkohë që sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh se nuk ka vend për panik dhe frikë, pasi janë paslëkundje pas tërmetit të 26 Nëtorit.
“Tërmeti ka qenë në vijim të pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Është me magnitudë 4 me epiqendër në fshatin Safetaj të Durrësit. Një lëkundje normale. Edhe pas tërmetit para 3 ditësh ky është shumë i vogël, por në vazhdën e atyre pasgoditjeve që po vijojnë pas tërmetit të madh.
Shpejtësia e tyre ka ardhur duke u ulur në krahasimin me muajt e parë. Aktiviteti sizmik është i lartë, pasi në 40 vitet e fundit ka qenë i ulët” tha Ormeni për Report Tv.