Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kroaci, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit dhe fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Njerëzit dolën në rrugë nga paniku, teksa për një moment pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, por që u rikthyer disa minuta më pas. Ndërtesa të dëmtuara, makina të shkatërruara nën rrënojat e ndërtesave dhe rrugë të bllokuara, si u shoqërua edhe me pas goditje, ndonëse në përmasa më të vogla, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.