Maria Sharapova tërhiqet përfundimisht nga sporti i tenisit. Rusja vendosi të thotë lamtumirë tenisit në moshën 32-vjeçare, pas një karriere 18-vjeçare si profesioniste. Lajmin e dha vetë Sharapova, nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar nga “Vanity Fair” dhe “Vogue”.
Në letrën e saj ajo tregon emocionet pasi e me sportin e tenisit u bë i njohur në mbarë botë duke fituar 36 trofe të ATP ku bien në sy: Australian Open 2008, Roland Garros 2012 dhe 2014, fituese e ËTA Finals 2004 etj.
Letra e Sharapovës:
“Si ia bën për të hedhur pas krahëve jetën e vetme që ke njohur? Si mund të largohesh nga fushat ku ti je stërvitur që kur ishe fëmijë, nga loja që dashuron – të ka bërë të derdhësh lot dhe të përjetosh emocione të pabesueshme – nga një sport ku ke gjetur familjen, bashkë me fansat që janë mbledhur pas teje për më shumë se 28 vjet? E di këtë, prandaj, ju lutem, më falni. Tenis, po të them lamtumirë.”