Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë dhe sipas tij janë zgjedhjet e reja.
“Jemi të bindur që ekziston dalja nga kjo krizë, ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë, dhe janë zgjedhjet e reja, në mënyrë që në njërën anë qytetarët të shprehin vullnetin e tyre dhe në anën tjetër të rifreskojmë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur hendek më të madh të legjitimitetit midis ekzekutivit që teknikisht ekziston edhe popullit i cili politikisht dëshiron diçka tjetër”.
Ndërsa peticionin e iniciuar për zgjedhje të reja, Kurti e ka cilësuar si më të madhin në Kosovën e pasluftës. RTK