Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.
DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.
Por çfarë janë këto njerëz që guxojnë të gjobisin bizneset pa i’u dridhur qerpiku. Këta janë as më pak dhe as më shumë kopjacë të bandave të një strukture gjobvënsish që quhet Hetimi Tatimor e drejtuar nga analfabet funksional në fushën e financave ku shkëlqen vëllai i Eni Vasilit , Redi Vasili dhe më i zellshmi një farë Endri Meçi me numër tel 0696042001.
Sipas një grupi biznesesh kjo bandë gjobvënsah masakrojnë dhe kërcënojnë bizneset importues, që nuk paraqiten pranë tyre për të paguar haraçin, duke trilluar dhe mashtruar se kanë fshehur të ardhurat, megjithse shteti vetëm tvsh të parapaguar ka marrë miliona lekë. Por si funksionon gjobëvënia sipas denoncimit që na ka mbrritur në redaksi.
Banda njëlloj si ky “gjobvënsi kopjac” të telefonon dhe nëse nuk i’u përgjigjesh apo telefoni është i mbyllur gjobitesh me shuma mbi 10 milion dhe pastaj vazhdon masakrimi, kallzohesh në prokurori e cila me zell të madh pretendon se kjo bandë ka të drejtë, duke shmangur vlerësimet që mund ti bëjë vetëm një ekspert kontabël, që drejtësia shqiptare e padrejtësisë, as që i pyet dhe as që merr mendimin e tyre ligjor dhe profesional, por bëhet bashkëfajtore me bandën e Redi Vasili me dashje apo pa dashje.
Sipas denoncuesve ata po pregatisin një dosje me prova dhe fakte për t’i kallzuar në SPAK këtë grup që masakrojnë, bisneset importuese e që kanë mbijetuar me “shpirtë nëpër dhembë” në kohën e pandemisë duke i dhënë shtetit milona lekë tvsh importi të parapaguar nëpër dogan, fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri dhe të parimbursuar asnjë qindarkë.
Shikoni fotot sa shumë ngjasojnë orgjinali me kopjacin:
vijon…