Pas gati muajsh negociata duket se marrëveshja e koalicionit qeverisës në Kosovë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka një fund të lumtur. Kosova do të ketë qeverinë e saj të re ditën e hënë dhe Kryeministri do të jetë Albin Kurti.
Çelësi i marrëveshjes LVV-LDK është Glauk Konjufca! Do të lërë postin e kreut të Kuvendit për Vjosa Osmanin
Kanë dalë edhe emrat për ministrat nga ana e LDK-së. Mediat kosovare kanë zbardhur skenarin e qeverisë Kurti, ku thuhet se do të ketë një ndarje 6-6, duke shtuar 3 ministri më shumë për të barazuar bilancin pasi 3 do t’i kenë pakicat.
Nga LDK po qarkullojnë këta emra:
Avdullah Hoti Zëvendëskryeministër i Parë
Lumir Abdixhiku Ministër i Infrastrukturës.
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Lutfi Zharku ministër (nuk dihet pozicioni)
Ndërkohë Albin Kurti prej një muaji i ka propozuar emrat e ministrave dhe nuk besohet të ketë surpriza.
Haki Abazi Zv/Kryeministër të dytë të qeverisë
Albulena Haxhiu Ministre e Drejtësisë
Besnik Bislimi Ministër i Financave
Rozeta Hajdari Ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë
Arben Vitia Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit
Por ajo çfarë bie në sy është se me shumë mundësi, Glauk Konjufca do të jetë ministër i jashtëm. Dorëheqja e tij nga posti i kryeparlamentari do t’i plotësojë kushtin LDK-së dhe qeverinë Albin Kurtit.