Një tjetër problem është shfaqur në ditët e fundit tek Juventusi. Sulmuesi argjentinas Higuain, i cili është kthyer në vendin e tij për të qëndruar pranë familjes në këto kohë karantine, ka frikë për t’u kthyer në Italia për shkak koronavirusit dhe për këtë arsye i ka kërkuar klubit të shtyjë datën e kthimit dhe nëse kjo gjë nuk arrihet të mos kthehet fare.
Për momentin, Juventusi nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë çështje, duke qënë se nuk është zyrtarizuar ende nëse stërvitja do të fillojë më 4 maj.
Por nëse stërvitja rifillon atëherë El Pipita do të thërritet dhe nëse përgjigjet negativisht për argjentinasin me shumë mundësi do të aplikohet rregullorja e brendshme e klubit.
Ndërkohë në Torino, në orët e ardhshme pritet kthimi i lojtarëve të tjerë si Miralem Pjanic e Douglas Costa.