Reagimet dhe ultimatumet e Amasadores së SHBA, Yuri Kim, kundër mafies “Meta”, që po synon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese; dhe pas inkurajimit e mbështetjes, që kryediplomatja Kim i ka bërë SPAK-ut, për nisjen e goditjes së krimit në nivele të larta; po jepen shenjat e para, të ngritjes së “stekës” amerikane edhe me goditje në kupolën qeveritare.
Tre ditë më parë, në zyrën e Protokollit të Ministrisë së Financave, në adresë të ministres Anila Denaj, ka mbërritur një kërkesë e SPAK, për informacion, lidhur me arsyet dhe procedurën e heqjes së gjobës doganore 104 milionë Euro, vendosur ndaj kompanisë “Bankers”.
Sipas dosjes, kompania “Bankers” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, megjithëse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore.
Vendimi për gjobë, është marrë i mbështetur në prova për evazion fiskal e kontrabandë, nëpërmjet fshehjes së prodhimit dhe import-eksporteve fiktive, që “Bankers” bënte e vazhdon të bëjë me depot doganore.
Pas ankimesh e trajtimesh gjyqësore, gjoba me vlerë totale 104 milionë Euro, ka qëndruar në fuqi si “Titull ekzekutiv” deri më 16 korrik 2019, por pa u paguar nga “Bankers”, për shkak se shefat e qeverisë, ndalonin institucionet ligj-zbatuese, të vepronin me masa shtrënguese (sekustro bankare).
Më 17 korrik 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.
Edhe pse ky krim financiar u mbajt sekret, u zbulua se Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, në shkelje të plotë ligjore, kishte fshirë gjobën jo me vendim gjyqësor apo me ligj amnistie, por me Rekomandim Nr. 13646 Prot., datë 17 korrik 2019 të Ministres së Financave Anila Denaj.
Fakti që gjoba 104 milionë Euro, u fshi me “shkresë-rekomandim” të ministres dhe zbatim antiligjor të Drejtorit të Doganës, është konstatuar e cilësuar si skemë e paramenduar dhe e organizuar krimi financiar, në favor të kompanisë “Bankers”.
Sepse logjikisht, favoret antiligjore me falje milionash, nga qeveritarë të akuzuar shpesh për afera financiare pasurore; dihet që nuk bëhen “thatë”; prandaj këtë indicie, ka filluar të hetojë SPAK, që në rastin konkret ka mbështetjen e plotë të kryediplomates së SHBA.
Por dhe për faktin, se edhe pas heqjes së gjobës, “Bankers” e vazhdoi dhe po e vazhdon “historinë” e evazionit, me kontrabandë eksport-import nëpërmjet depove doganore; si gjatë periudhës tetor 2019-tetor 2020 me drejtorin Gjon Bardhi; e prej 2 muajsh me drejtorin aktual Gent Gazheli, “ekselentin” e aferave finaciare-pasurore që inskenon e urdhëron babloku./Pamfleti