Një grup studentësh protestuan dy ditë ma parë te Korpusi Universitar, të cilët njëzëri akuzonin qeverinë se i kishte mashtruar dhe nuk kishte mbajtur premtimet që iu bëri një vit më parë.
Si një kundërpërgjigje, kryeministri Edi Rama sot ka publikuar një postim ku shprehet se puna vijon në kantieret e Paktit për Universitetin. Së shpejti, thotë Rama do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.
“Mirëmëngjes nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, sot Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës”, shkruan Rama në postim që e shoqëron me videon.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/587263318721480/?t=0