Aktori dhe Regjisori Sotiraq Çili (1942-2017). Lindi në qytetin e Korçës më 15 mars 1942. Mbasi mbaroi arsimin e mesëm, fitoi të drejtën për të studjuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e dramaturgjisë. Këtë institut e mbaron me rezultate shumë të mira dhe në vitin 1964 emërohet aktor në trupën e teatrit profesionist “A.Z.Çajupi” të Korçës.
Nisur nga rezultatet e përfundimit të arsimit të lartë dhe prirjeve të tij, regjisori Piro Mani i beson një rol të rëndësishëm në premierën e tij, atë të princit “Orsino”, në komedinë “Nata e 12-të” të Shekspirit, të cilën Sotiraq Çili e interpretoi me dinjitet.
Disa nga rolet e interpretuara në premierat: Fredi – në dramën “Mosha e bardhe” e D .Agollit, Myleri – në dramën “Stina e kuqe” e F .Gjatës, Komo – në dramën “Engjëjt e skëterrës” e K. Bellkut, Demir beu – në dramën “Me gjuhën e pushkës” e H .Minarollit, Genci – në dramën “Bijat e çobanit” e A. Binos, Demiri – në dramën “Era e lartesise” e N. Dokles, Roni – në komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Xhimi – në dramën “Gjithë bijtë e mi” e A. Milerit, Kapiteni – në dramën “Flamur në dallgë” e M. Stefës.
Duke bërë fjalë për kontributin e Sotiraq Çilit në skenën korçare, nuk ka se si të mos e përmendim faktin se ai ka kontribuar me role jo vetëm si akotor por edhe si regjisor.
Në teatrin profesionist ka regji në premierat: Në dramën – “Engjëjt e skëterrës” e K. Bellkut, në komedinë – “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës, në dramën – “Plumbat e shkronjave” e N. Priftit, në komedinë – “Një buddalla e gjysëm” e M. Stefës, në dramën – “Hakmarrja e komites” e O. Grillos
Sotiraq Çili ka lujatur role të ndryshme, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi i aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: “Prita”, “Montatorja”, “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, “Vjeshtë e nxehtë e 41-shit”, “Kush është vrasësi”, “Rikonstruksioni,” “Kronikë e një nate” etj.
Ne vitin 1976 shkeputet nga trupa e teatrit profesionist dhe emerohet regjisor i trupes se Estrades Profesioniste te Korçes deri ne vitin 1997 kur doli ne pension. Ndahet nga jeta ne 19 gusht 2017.