Aktorja e madhe e kinematografisë shqiptare Tinka Kurti feston sot 92-vjetorin e lindjes.
Një urim të veçantë ajo ka marrë edhe nga aktorja Raimonda Bulku, e cila krah një foto të bukur ku shihen së bashku, ajo shkruan, “E dashur Tinka të uroj jetë me shëndet të mirë! Respekt për vlerën tënde në artin shqiptar”.
Tinka Kurti ka lindur më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze.
Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.
Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shqiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Sot ikona e skenës dhe ekranit merr një urim nga ne dhe gjithë Shqipëria: Edhe 100 të tjera mbretëreshë pa kurorë por me mijëra yje!